Dokumenti i Programit Kombëtar për Kërkim e Zhvillim “Shkencat Sociale dhe Albanologjike” për afatin 2010–2012, me institucion qendror përgjegjës Agjencinë e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Programi lëvron gjuhësinë, historinë e Shqipërisë, kulturën popullore, fushat e albanologjisë dhe shkencat sociale, nëpërmjet universiteteve, instituteve dhe qendrave kërkimore, me një financim total prej 46 milionë lekësh.