Njoftim i AKKSHI-t për formën në të cilën administrohen dhe ruhen dokumentet dhe informacionet e institucionit, i publikuar sipas programit të transparencës.
Dokumentet elektronike krijohen dhe ruhen në Sistemin e Qarkullimit të Dokumenteve me Nënshkrim Elektronik (SQDNE). Dokumentet fizike krijohen dhe ruhen në përputhje me ligjin nr. 9154, datë 06.11.2003, “Për arkivat”, të ndryshuar, dhe me “Normat tekniko-profesionale dhe metodologjike të shërbimit arkivor në Republikën e Shqipërisë”.