Shkresë e Drejtorisë së Përgjithshme të Buxhetit në Ministrinë e Financave, datë 15.01.2025, me të cilën dërgohet detajimi i numrit të punonjësve me kontratë të përkohshme për vitin 2025.

Detajimi bëhet në zbatim të ligjit nr. 115/2024 “Për buxhetin e vitit 2025” dhe të vendimit nr. 19, datë 09.01.2025, të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e numrit të punonjësve me kontratë të përkohshme, për vitin 2025, në njësitë e qeverisjes qendrore”. Shkresa u drejtohet Degës së Thesarit dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Thesarit, me dijeni Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.