Numri 198 i Fletores Zyrtare të Republikës së Shqipërisë, i datës 26 nëntor 2024, që boton vendimin nr. 621, datë 10.10.2024, të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e dokumentit të politikës “Agjenda Kombëtare e Reformave 2024–2027”, në kuadër të instrumentit të Bashkimit Evropian “Faciliteti për reforma dhe rritje për Ballkanin Perëndimor”.
Agjenda Kombëtare e Reformave është dokumenti i politikës mbi bazën e të cilit ngrihen edhe grupet ndërinstitucionale të punës për treguesit e inovacionit ku merr pjesë AKKSHI.