Në Bruksel u zhvillua Ministerial i Platformës Drejtuese të Ballkanit Perëndimor për Kërkimin dhe Inovacionin, në kuadër të të cilit Bashkimi Evropian dhe gjashtë partnerët e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, miratuan një deklaratë të përbashkët për forcimin e bashkëpunimit në këto fusha.

Deklarata riafirmon angazhimin e përbashkët për avancimin e rajonit drejt anëtarësimit në BE dhe përcakton objektiva për hartimin e një Plani të ri të Përbashkët të Veprimit, me synimin për të thelluar integrimin e Ballkanit Perëndimor në Hapësirën Evropiane të Kërkimit dhe në Ekosistemet Evropiane të Inovacionit.

Kjo nismë synon të krijojë mundësi të reja për kërkuesit dhe inovatorët, të mbështesë zhvillimin e talenteve dhe të nxisë më tej integrimin e rajonit në strukturat evropiane të kërkimit dhe inovacionit.

Për më shumë informacion mbi Ministerialin dhe për të lexuar deklaratën e përbashkët, klikoni në linkun e mëposhtëm:

https://research-and-innovation.ec.europa.eu/news/all-research-and-innovation-news/eu-and-western-balkan-partners-deepen-research-and-innovation-cooperation-support-eu-integration-2026-10-22_en