Kjo është një thirrje për propozime për projekte të kërkimit shkencor e financuar nga “Programi i financimit të kërkimit shkencor nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit – AKKSHI” për vitin 2026.
Kuadri rregullator për këtë Program financimi të AKKSHI-së është përcaktuar në Ligjin Nr. 80, datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”.
Programi Buxhetor Afatmesëm 2025-2027
Vendimin Nr.607, datë 31.08.2016 të Këshillit të Ministrave “Për krijimin, përbërjen, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI)”, i ndryshuar.
Thirrja është në përputhje me Programin Vjetor të Punës 2026 të AKKSHI-së.
Thirrja mbulon fushat prioritare të kërkimit shkencor si më poshtë:
- Biodiversiteti dhe Mjedisi
- Bujqësia, Ushqimi dhe Bioteknologjia
- Shëndetësia dhe shkencat mjekësore
- Sistemet dhe Teknologjitë e Informacionit
- Shkencat Sociale dhe Albanologjike
- Uji dhe Energjia