Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit organizoi një takim koordinues për forcimin e strukturës kombëtare mbështetëse, Rrjetin e Pikave Kombëtare të Kontaktit (PKK), për programin e Bashkimit Evropian për Kërkimin dhe Inovacionin “Horizon Europe”.

Takimi, i cili u zhvillua në prani të zv. Ministres së Arsimit, shërbeu për të prezantuar draft udhëzuesin kombëtar, si një masë të përshtatshme dhe proporcionale për të shndërruar detyrimin e përgjithshëm të koordinimit në procedura konkrete, të zbatueshme dhe të matshme, si edhe për të ndarë gjetjet dhe rekomandimet kryesore të dokumentit evropian mbi: “The future role of national contact points in FP10”.

Nëpërmjet këtij koordinimi, Ministria e Arsimit, AKKSHI dhe Rrjeti i Pikave Kombëtare të Kontaktit synojnë të kontribuojnë në krijimin e një qasjeje më të integruar dhe efektive, e cila do t’i mundësojë Shqipërisë një përfshirje gjithnjë e më aktive dhe cilësore në Hapësirën Evropiane të Kërkimit.