Bordi i Administrimit miratoi financimin e 7 projekteve fituese në kuadër të thirrjes për projekt-propozime të përbashkëta në fushat e kërkimit shkencor dhe teknologjik Shqipëri–Austri 2026-2028, sipas tabelës që i bashkëlidhet vendimit.
Vendimi mbështetet te Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Austrisë për bashkëpunimin shkencor dhe teknologjik, nënshkruar më 2 maj 2012, te Protokolli i Përbashkët i 5 dhjetorit 2014 dhe te Udhëzuesi i përbashkët OEAD–AKKSHI.