Bordi i Administrimit vendosi hapjen e “Thirrjes për aplikim për Projekte Kombëtare të Kërkimit dhe Zhvillimit (PKKZH) dhe Projekteve të Teknologjisë dhe Inovacionit (PTI) për vitin 2024” pranë Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit, sipas dokumentit bashkëngjitur.
Vendimi u mor në mbledhjen e datës 18.01.2024 dhe ngarkon AKKSHI-në me publikimin e thirrjes dhe të udhëzimeve përkatëse. Ai hyn në fuqi menjëherë.