Në qershor 2021 Shqipëria u bë zyrtarisht anëtare e plotë e rrjetit Eureka, me nismën e presidencës austriake të organizatës dhe pas tri dekadash pjesëmarrjeje aktive. Mbi bazën e këtij anëtarësimi Shqipëria është pjesë e programit “Eureka Networks” dhe, duke filluar nga maji 2025, pjesëmarrëse në thirrjen multilaterale “Eureka LinkUp – Lidhja e Rajoneve për Inovacionin”.

Buxheti për financimin e projekteve të Eureka-s është miratuar me vendim të Bordit të Administrimit të AKKSHI-t. Afati i fundit i dorëzimit të aplikimeve kombëtare ishte data 10.09.2025, ora 16:30 (CET). Drejtuesit e projekteve kombëtare dhe ndërkombëtare në zbatim nuk mund të aplikonin në këtë thirrje nëse projektet e tyre nuk kishin përfunduar deri në datën e mbylljes.