Agjencia Kombëtare për Kërkimin Shkencor dhe Inovacionin, mbështetur në Marrëveshjen e Partneritetit me Fondin e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF), ftoi organizata ose individë të interesuar të shprehin interesin për shërbimin e konsulencës “Për përmirësimin e cilësisë, etikës dhe integritetit në kërkimin shkencor, me fokus të veçantë grupet e cenueshme dhe viktimat e trafikimit”.

Shërbimi parashikohej me kontratë shërbimi, në gjuhën shqipe dhe angleze, me kohëzgjatje 25 ditë, me vendndodhje në Tiranë. Afati i aplikimit ishte data 20 maj 2024, ora 16.00, me numër reference 25.04.24.1.