AKKSHI shpalli thirrjen për aplikim për Projektet Kombëtare të Kërkimit dhe të Zhvillimit (PKKZH) për vitin 2022, në zbatim të ligjit nr. 80, datë 22.07.2015, dhe të vendimit nr. 607, datë 31.08.2016, të Këshillit të Ministrave.

Thirrja mbulon fushat prioritare të kërkimit shkencor, ndër to Biodiversiteti dhe Mjedisi dhe Bujqësia. Aplikimet dorëzoheshin përmes postës zyrtare në adresën e AKKSHI-t, me afat të fundit datën 07.03.2022.