Në zbatim të Marrëveshjes ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë të Republikës së Shqipërisë dhe Qendrës Kombëtare të Kërkimeve të Republikës së Italisë për bashkëpunimin në fushën e shkencës, nënshkruar më 19.05.2017, ministria në bashkëpunim me AKKSHI-n çeli raundin e dytë të thirrjeve për aplikime bilaterale kërkimore tekniko-shkencore mes Shqipërisë dhe Italisë.

Kërkues nga të gjitha fushat e kërkimit dhe në të gjitha fazat e karrierës, të asociuar me një institucion kërkimor, ftoheshin të paraqisnin projekt-propozime të përbashkëta. Institucioni përgjegjës për kërkuesit nga Shqipëria është AKKSHI dhe për kërkuesit nga Italia Qendra Kombëtare e Kërkimeve (CNR). Projekt-propozimet fituese financohen për një afat kohor prej dy vjetësh, me grante të ndara për secilin vit.