Bordi i Administrimit miratoi detajimin e buxhetit të Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit për vitin 2026, sipas programeve dhe aktiviteteve mbështetëse të kërkimit shkencor, në përputhje me tabelën që i bashkëlidhet vendimit.
Vendimi miraton gjithashtu financimin brenda vitit 2026 të 39 projekteve fituese të Programit të Doktoratës të vitit 2025, dhe përcjelljen e detajimit të buxhetit pranë Ministrisë së Arsimit.