Bordi i Administrimit miratoi financimin e projekteve fituese në kuadër të Programit Kombëtar të Kërkim-Zhvillimit (PKKZH) për periudhën 2021-2023, sipas tabelës 1 që i bashkëlidhet vendimit.
Tabela përmban listën e projekteve të miratuara për financim për këtë program. AKKSHI ngarkohet për zbatimin e vendimit, i cili hyn në fuqi menjëherë.