Bordi i Administrimit miratoi hapjen e “Thirrjes për aplikim për projekte të Infrastrukturës së Kërkimit Shkencor (PIKSH) për vitin 2021” në Agjencinë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit, sipas dokumentacionit bashkëlidhur. Përmes kësaj thirrjeje mbështeten financiarisht projekt-propozime nga institucionet publike të arsimit të lartë, të cilat plotësojnë komponentët e kërkimit shkencor dhe të zhvillimit të infrastrukturës kërkimore akademike laboratorike.

Fondi i vënë në dispozicion të kësaj thirrjeje është 194.857.050 lekë. AKKSHI ngarkohet për zbatimin e vendimit, i cili hyn në fuqi menjëherë.