Bordi i Administrimit miratoi draft Programin e Bashkëpunimit të Marrëveshjes për Bashkëpunim Shkencor ndërmjet Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI) dhe Këshillit Kombëtar të Kërkimit të Italisë (CNR), sipas dokumentacionit që i bashkëlidhet vendimit.
Vendimi urdhëron vijimin e procedurave të nënshkrimit të Programit të Bashkëpunimit në nivel ndërinstitucional. AKKSHI ngarkohet për zbatimin e tij dhe vendimi hyn në fuqi menjëherë.