COST Association organizon dy sesione informuese online për institucionet që janë, ose synojnë të jenë, Grant Holder në kuadër të COST Actions.

Gjatë webinarit do të trajtohen:

  • roli i Grant Holder Institution;
  • përgjegjësitë e institucionit;
  • kërkesat dhe procedurat e COST;
  • menaxhimi dhe zbatimi i Grant Agreement në kuadër të COST Actions.

Të dyja sesionet kanë të njëjtën përmbajtje dhe zhvillohen online në ZOOM, ndaj mund të zgjidhet një nga datat:

  • 1 shtator 2026, ora 10:00–12:00 (CET);
  • 4 shtator 2026, ora 10:00–12:00 (CET).