Më 16–17 shtator 2026, në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, do të zhvillohet Konferenca Përmbyllëse e COST Action CA21137 — Ethics in Dementia (EDEM).

Aktiviteti mbledh studiues, ekspertë dhe profesionistë nga mbi 20 vende evropiane, duke krijuar një hapësirë për shkëmbimin e njohurive, prezantimin e rezultateve kërkimore dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e etikës dhe demencës.

Organizimi i kësaj konference në Shqipëri, me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe AKKSHI-t, kontribuon në rritjen e vizibilitetit ndërkombëtar të kërkuesve dhe institucioneve shqiptare, forcimin e bashkëpunimit me hapësirën evropiane të kërkimit dhe krijimin e mundësive të reja për bashkëpunim dhe shkëmbim të eksperiencave shkencore.

COST Action CA21137 — Ethics in Dementia (EDEM) synon të avancojë bashkëpunimin dhe shkëmbimin e njohurive ndërmjet studiuesve evropianë mbi çështjet etike që lidhen me demencën dhe kujdesin ndaj personave që jetojnë me këtë gjendje.