Udhëzimi nr. 4, datë 16.2.2018, përcakton zbatimin në Republikën e Shqipërisë të programit të shkëmbimit të studimeve universitare në Evropën Qendrore, CEEPUS III.
Ai u nxor në mbështetje të nenit 102 të Kushtetutës, të ligjit nr. 25/2016 për ratifikimin e marrëveshjes CEEPUS III, të ligjit nr. 80/2015 për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor, të ligjit nr. 9936, datë 26.6.2008, për menaxhimin e sistemit buxhetor, dhe të vendimit nr. 357, datë 8.8.1994, të Këshillit të Ministrave.