Vendimi nr. 798, datë 19.11.2014, i Këshillit të Ministrave miraton marrëveshjen e bashkëpunimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Organizatës Evropiane për Kërkime Bërthamore (CERN), për bashkëpunimin teknik dhe shkencor në fizikën e energjisë së lartë, sipas tekstit që i bashkëlidhet vendimit.

Ai u mor në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 17 e 23 të ligjit nr. 8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, dhe hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.