Vendimi nr. 607, datë 31.8.2016, i Këshillit të Ministrave krijon Agjencinë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI) si institucion publik buxhetor në varësi të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

AKKSHI ka për mision të nxisë kërkimin shkencor dhe inovacionin nëpërmjet mbështetjes, monitorimit dhe vlerësimit të programeve e projekteve në fushën e shkencës, teknologjisë dhe inovacionit, dhe financohet nga buxheti i shtetit, programet e BE-së, organizatat partnere dhe donacione të ligjshme.