Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI) njofton për mundësinë e pjesëmarrjes të kërkuesve shqiptarë në Brokerage Events në kuadër të Horizon Europe (HE) Pillar II Clusters . Pjesëmarrja në këto event do të financohet nga AKKSHI nëpërmjet projekit NCP_WIDERA.NET project. Qëllimi i eventeve është promovimi i pjesëmarrjes së aplikanteve nga Shqiperia në projekte kërkimore në kuadër të thirrjeve Horizon Europe Pillar II. Lista e eventeve gjendet në link: https://www.ncpwideranet.eu/brokerage-events/ Kriteret Pjesëmarrësit duhet te permbushin kriteret e mëposhtme: Të jenë punonjës në institucione kërkimore, IAL, SME, OJF, ose subjekte te tjera juridike qe kane ne fokusin e veprimtarise se tyre kerkimin shkencor dhe inovacionin. Te kene minimalisht graden Doktor (Dr.)/ ose te pakten tre vite eksperiencë ne fushën e kërkimit shkencor dhe inovacionit. Njohuri të mira të gjuhës angleze. Financimi Financimi do të kryhet nga AKKSHI në formën e një granti udhëtimi nëpërmjet procedurave të rimbursimit deri ne 1000 EUR për udhëtim . Shpenzimet që mbulohen nga AKKSHI janë: Shpenzimet te transportit nderkombetar vajtje-ardhje Shpenzimet e transportit Aeroport-hotel dhe anasjelltas ne shtetin prites Shpenzimet e akomodimit Pas çdo pjesëmarrjeje në Brokerage Event, aplikantët përfitues duhet të paraqesin dokumentacion financiar që vërteton shpenzimet e mësipërme. Dokumentet e aplikimit Formularin e aplikimit (Kliko këtu) Curriculum Vitae (CV) në format Europass. Konfirmimin e regjistrimit për pjesëmarrje në event. Gjithashtu, në përfundim të eventit, pjesëmarrësit duhet të dërgojnë në adresat e mëposhtme, Raportin e Pjesëmarrjes në event (Kliko këtu për Raportin) . Dokumentet e aplikimit duhet të dërgohen në adresat e mailit: imirjon.peza@nasri.gov.al dhe alba.domi@nasri.gov.al . Application form_BE-travel-grant_AKKSHI (1) Participant report__BE-travel-grant_AKKSHI (1)