Vendimi nr. 439, datë 28.6.2006, i Këshillit të Ministrave ngarkon Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Ministrinë e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Ministrinë e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave të marrin masat e nevojshme për zbatimin e studimit të reformës së kërkimit shkencor, sipas tabelave të aneksit 1 që i bashkëlidhet vendimit.
Ministritë e përmendura duhet të paraqesin për miratim në Këshillin e Ministrave paketën e plotë për riorganizimin institucional. Vendimi u mor në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, me propozimin e Zëvendëskryeministrit.