Vendimi nr. 158, datë 7.4.1995, i Këshillit të Ministrave bën disa ndryshime në vendimin nr. 424, datë 6.8.1993, “Për krijimin e Këshillit të Politikës Shkencore e të Zhvillimit Teknologjik dhe riorganizimin e Komitetit të Shkencës dhe Teknologjisë”.

Ndër ndryshimet, Këshilli ngarkohet të japë mendim për projektligjet dhe projektvendimet për veprimtaritë shkencore e teknologjike që i paraqiten Kuvendit dhe Këshillit të Ministrave, si dhe të krijojë komisione e grupe pune të përhershme ose të përkohshme. Vendimi u mor në zbatim të ligjit nr. 7893, datë 22.12.1994, dhe të ligjit nr. 7819, datë 27.4.1994, me propozimin e Komitetit të Shkencës dhe Teknologjisë.