Marrëveshja vendos kuadrin e bashkëpunimit shkencor dhe teknologjik ndërmjet Shqipërisë dhe Austrisë mbi bazën e barazisë dhe përfitimit reciprok, duke iu referuar përvojës pozitive të marrëdhënieve dypalëshe dhe ndërkombëtarizimit të shkencës e teknologjisë.

Ajo u nënshkrua më 2 maj 2012 dhe zbatohet nëpërmjet Komisionit të Përbashkët Shqipëri–Austri, i cili mblidhet periodikisht dhe shpall thirrjet për projekt-propozime të përbashkëta.