Ligji nr. 9984, datë 11.9.2008, ratifikon Memorandumin e mirëkuptimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komunitetit Europian për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin e Komunitetit “Programi i veçantë për sipërmarrjen dhe novacionin (EIP)” të Programit Kuadër të Konkurrueshmërisë dhe Novacionit, 2007-2013. Ligji u miratua në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave.
Ligji hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe u shpall me dekretin nr. 5888, datë 17.9.2008, të Presidentit të Republikës. Teksti i plotë i memorandumit ndërmjet Komunitetit Europian dhe Republikës së Shqipërisë i bashkëlidhet ligjit.