Udhëzimi i Ministrisë së Arsimit përcakton kriteret dhe procedurat për vlerësimin e veprimtarisë kërkimore-shkencore të punonjësve kërkimorë-shkencorë në institutet dhe njësitë e veçanta kërkimore-shkencore në Republikën e Shqipërisë.
Ai u nxor në mbështetje të nenit 102 të Kushtetutës dhe të ligjit “Për shkencën dhe kërkimin shkencor në Republikën e Shqipërisë”, dhe ngarkon Agjencinë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit me monitorimin e rezultateve të procesit të vlerësimit.