Marrëveshja kuadër përcakton bashkëpunimin dypalësh ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës në fushën e arsimit dhe shkencës, duke inkurajuar shkëmbimin e vazhdueshëm të informacionit, lidhjet e drejtpërdrejta midis ministrive dhe institucioneve arsimore e kërkimore, si dhe pjesëmarrjen e mësimdhënësve dhe kërkuesve shkencorë në seminare, simpoziume e konferenca ndërkombëtare.

Ajo u nënshkrua në Tiranë më 8 mars 2010 dhe u miratua me vendimin nr. 265, datë 21.4.2010, të Këshillit të Ministrave.