Në zbatim të Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për bashkëpunimin në fushën e arsimit dhe shkencës, nënshkruar më 8.03.2010 dhe miratuar me vendimin nr. 265, datë 21.04.2010, të Këshillit të Ministrave, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, në bashkëpunim me AKKSHI-n, çeli raundin e parë të thirrjeve për aplikime të përbashkëta kërkimore tekniko-shkencore mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Thirrja ishte e hapur nga data 15.05.2019 deri më 15.08.2019, për të gjitha fushat e kërkimit shkencor dhe për të gjithë kërkuesit shkencorë. Aplikimet dorëzoheshin në format të shtypur pranë AKKSHI-t brenda afatit. Projekt-propozimet fituese financoheshin për një afat prej dy vjetësh, me grante të ndara për secilin vit.