Vendimi nr. 710, datë 1.12.2017, i Këshillit të Ministrave miraton Strategjinë Kombëtare për Shkencën, Teknologjinë dhe Inovacionin, 2017–2022.
Vendimi u mor në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë.