Urdhër nr. 142, datë 29.08.2025, i Kryeministrit, për ngritjen e grupit ndërinstitucional të punës për hartimin e një plani veprimi me masa për të siguruar progres që Shqipëria të klasifikohet si inovator mesatar në Tabelën Evropiane të Rezultateve të Inovacionit.
Plani synon përmirësimin e raportimit të Shqipërisë për treguesit TEI, në kuadër të dokumentit të politikës “Agjenda Kombëtare e Reformave 2024–2027”. AKKSHI është pjesë e këtij grupi ndërinstitucional.