Ligji nr. 9590, datë 27.07.2006, ratifikon “Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komuniteteve Europiane e shteteve të tyre anëtare”. Ligji u miratua në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave.
Ligji hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe u shpall me dekretin nr. 5010, datë 4.8.2006, të Presidentit të Republikës. Neni 70 i kësaj marrëveshjeje është baza mbi të cilën është ngritur rrjeti i njësive të integrimit evropian në ministritë e linjës.