1 min lexim
PKKZH Tecnopolo d’Abruzzo
Pranë Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” u zhvillua konferenca e dytë e projektit kërkimor 🔬“Monitorimi Strukturor i Teatrit të Akademisë së Arteve në Tiranë: Teknologji Inovative për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore Shqiptare”, i financuar nga Ministria e Arsimit dhe AKKSHI, në bashkëpunim me partnerin italian Tecnopolo d’Abruzzo.

Projekti ka hyrë në fazën e tij të dytë, pas instalimit të sistemit të përhershëm “SHM Board” në Sallën e Madhe të Koncerteve të Universitetit të Arteve në Tiranë 🏛️ – një infrastrukturë teknologjike e avancuar që mundëson monitorimin, zbulimin, analizën dhe parandalimin e rreziqeve strukturore, duke kontribuar kështu në ruajtjen dhe mbrojtjen afatgjatë të objekteve të trashëgimisë kulturore.
Konferenca mblodhi përfaqësues institucionalë, ekspertë dhe studiues nga Shqipëria dhe Italia, duke dëshmuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në zhvillimin e kërkimit shkencor dhe transferimin e teknologjisë në funksion të mbrojtjes dhe vlerësimit të pasurisë sonë kulturore.
Detaje
- Vendndodhja
- AKKSHI