1 min lexim
Programi i Infrastrukturës së Kërkimit Shkencor 2026: laborator bashkëkohor për studimin e drurit në Universitetin Bujqësor të Tiranës
Projekti “Impakti i aplikimit të metodave të modifikimit termik mbi vetitë teknologjike të drurit dhe materialeve me bazë druri” financohet nga Programi i Infrastrukturës së Kërkimit Shkencor 2026. Institucioni përfitues: Universiteti Bujqësor i Tiranës.
Në kuadër të investimeve në infrastrukturën e kërkimit shkencor, Ministria e Arsimit dhe AKKSHI mbështesin zhvillimin e një laboratori bashkëkohor për studimin e ndikimit të trajtimeve termike mbi vetitë fizike, mekanike dhe teknologjike të drurit dhe materialeve me bazë druri.
Projekti
“Impakti i aplikimit të metodave të modifikimit termik mbi vetitë teknologjike të drurit dhe materialeve me bazë druri”
Institucioni përfitues: Universiteti Bujqësor i Tiranës.
Synimet
Projekti synon vlerësimin e metodave të avancuara të modifikimit termik, me fokus rritjen e cilësisë, qëndrueshmërisë dhe zgjerimin e përdorimit të materialeve drusore, duke promovuar procese më të qëndrueshme dhe me ndikim të reduktuar në mjedis.
Rezultatet e kërkimit do të kontribuojnë në optimizimin e teknologjive të përpunimit të drurit, përmirësimin e performancës së materialeve dhe forcimin e bashkëpunimit shkencor me struktura kërkimore kombëtare dhe ndërkombëtare.
Detaje
- Vendndodhja
- AKKSHI