Mbrojtja dhe menaxhimi i qëndrueshëm i natyrës kërkojnë njohuri, kërkim shkencor dhe zgjidhje inovative. Në këtë kuadër, Ministria e Arsimit dhe AKKSHI mbështesin kërkimin shkencor në fusha që kontribuojnë në monitorimin dhe ruajtjen e ekosistemeve, mbrojtjen e biodiversitetit, menaxhimin e burimeve natyrore dhe zhvillimin e teknologjive të gjelbra.

Mbështetja gjatë vitit 2026

Gjatë vitit 2026, përmes programeve kombëtare të financimit të kërkimit shkencor, mbështeten:

  • 2 laboratorë kërkimorë;
  • 23 projekte kërkimore nën programet PKKZH dhe PTI, me financim total 186.992.477 lekë.

Drejtimet e kërkimit

  • monitorimi i cilësisë së ujit dhe i ekosistemeve ujore;
  • ruajtja e biodiversitetit dhe rehabilitimi i habitateve natyrore;
  • ekonomia qarkulluese dhe përdorimi i qëndrueshëm i burimeve;
  • zgjidhje inovative për sfidat mjedisore dhe klimatike.