1 min lexim
Inovacion teknologjik në sektorin e shërbimeve mjekësore dhe dentare përmes digjitalizimit dhe teknologjive inteligjente
Platforme dixhitale per menaxhimin e pajisjeve mjekesore
Në kuadër të investimeve në Projekte të Teknologjisë dhe Inovacionit, Ministria e Arsimit dhe AKKSHI mbështesin këtë projekt, i cili synon zhvillimin e një platforme të integruar digjitale për menaxhimin inteligjent të pajisjeve mjekësore dhe dentare, duke kombinuar teknologjinë IoT për monitorim në kohë reale, inteligjencën artificiale për mirëmbajtje parashikuese dhe teknologjitë VR/AR për trajnimin e personelit 👩🏻⚕️👨🏻⚕️.
Projekti synon optimizimin e performancës së pajisjeve, reduktimin e kostove operacionale dhe zgjatjen e jetëgjatësisë së tyre, si dhe zhvillimin e një moduli trajnimi në gjuhën shqipe për personelin mjekësor. Platforma do të testohet në të paktën 3 klinika dhe do të shoqërohet me një model biznesi SaaS, me synim komercializimin e produktit në tregun shqiptar dhe rajonal.
Institucioni përfitues: Albanian University
Detaje
- Vendndodhja
- AKKSHI