Komisioni Evropian do të organizojë më 12 Nëntor, në orën 10:00, webinarin informues me temë “Lump Sum Funding in Horizon Europe: How does it work? How to write a proposal?”, në kuadër të programit Horizon Europe.

Webinari do të ofrojë informacion praktik mbi mekanizmin e financimit Lump Sum në Horizon Europe, mënyrën se si funksionon ky model financimi dhe aspektet kryesore që duhen marrë në konsideratë gjatë hartimit të një propozimi për financim.

Aktiviteti u drejtohet kërkuesve shkencorë, universiteteve, institucioneve kërkimore, bizneseve dhe aktorëve të tjerë të interesuar.

Për më shumë informacion dhe pjesëmarrje:

https://ec.europa.eu/research/participants/docs/h2020-funding-guide/other/event261112.htm