Në zbatim të Ligjit Nr. 80, datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, të Vendimit Nr.607, datë 31.08.2016, të Këshillit të Ministrave “Për krijimin, përbërjen, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI)”, i ndryshuar si dhe të VKM Nr. 75, datë 12.08.2018, “Për miratimin e modelit të financimit të institucioneve publike të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor”, Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit shpall thirrjen për aplikim për “Projekte të Infrastrukturës së Kërkimit Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë” për vitin 2026.
Përmes kësaj thirrjeje do të mbështeten financiarisht projekt-propozime nga Institucionet Publike të Arsimit të Lartë Publik që kanë për objekt të veprimtarisë së tyre kërkimin shkencor.