1 min lexim
Konferenca Përmbyllëse e COST Action CA21137 — Ethics in Dementia (EDEM)
Më 16–17 shtator 2026, në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, do të zhvillohet Konferenca Përmbyllëse e COST Action CA21137 — Ethics in Dementia (EDEM).
Aktiviteti mbledh studiues, ekspertë dhe profesionistë nga mbi 20 vende evropiane, duke krijuar një hapësirë për shkëmbimin e njohurive, prezantimin e rezultateve kërkimore dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e etikës dhe demencës.
Organizimi i kësaj konference në Shqipëri, me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe AKKSHI-t, kontribuon në rritjen e vizibilitetit ndërkombëtar të kërkuesve dhe institucioneve shqiptare, forcimin e bashkëpunimit me hapësirën evropiane të kërkimit dhe krijimin e mundësive të reja për bashkëpunim dhe shkëmbim të eksperiencave shkencore.
COST Action CA21137 — Ethics in Dementia (EDEM) synon të avancojë bashkëpunimin dhe shkëmbimin e njohurive ndërmjet studiuesve evropianë mbi çështjet etike që lidhen me demencën dhe kujdesin ndaj personave që jetojnë me këtë gjendje.
Kontakt
Detaje
- Vendndodhja
- Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan