Konferenca Ndërkombëtare Shkencore READ mblodhi kërkues nga Shqipëria dhe nga diaspora akademike. Në fjalën e saj, ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, njoftoi përgatitjen për nënshkrimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit për periudhën 2026–2030.

Rezultatet e programit READ

Sipas të dhënave të paraqitura në konferencë, në katër vite programi READ ka arritur:

  • 121 projekte kërkimore të financuara;
  • 122 bursistë të përfshirë;
  • 69 kurrikula universitare të përmirësuara;
  • mbi 1.200 orë mësimdhënieje dhe trajnimi;
  • 667 pjesëmarrës në konferenca, prej tyre 214 nga diaspora dhe 453 nga Shqipëria.

READ zbatohet në bashkëpunim mes Ministrisë së Arsimit, Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) dhe Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit.