Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI) njofton për mundësinë e pjesëmarrjes të kërkuesve shqiptarë në Brokerage Events në kuadër të Horizon Europe (HE) Pillar II Clusters. Pjesëmarrja në këto event do të financohet nga AKKSHI nëpërmjet projekit NCP_WIDERA.NET project. Qëllimi i eventeve është promovimi i pjesëmarrjes së aplikanteve nga Shqiperia në projekte kërkimore në kuadër të thirrjeve Horizon Europe Pillar II.
Lista e eventeve gjendet në link:
https://www.ncpwideranet.eu/brokerage-events/
Kriteret e pranueshmërisë
Pjesëmarrësit duhet të përmbushin kriteret e mëposhtme:
- Të jenë punonjës në institucione kërkimore, IAL, SME, OJF, ose subjekte të tjera juridike që kanë në fokusin e veprimtarisë së tyre kërkimin shkencor dhe inovacionin.
- Të kenë minimalisht gradën Doktor (Dr.)/ ose të paktën tre vite eksperiencë në fushën e kërkimit shkencor dhe inovacionit.
- Njohuri të mira të gjuhës angleze.
Buxheti dhe mbështetja
Financimi do të kryhet nga AKKSHI në formën e një granti udhëtimi nëpërmjet procedurave të rimbursimit deri në 1000 EUR për udhëtim.
Shpenzimet që mbulohen nga AKKSHI janë:
- Shpenzimet të transportit ndërkombëtar vajtje-ardhje;
- Shpenzimet e transportit Aeroport-hotel dhe anasjelltas në shtetin pritës;
- Shpenzimet e akomodimit;
Pas çdo pjesëmarrjeje në Brokerage Event, aplikantët përfitues duhet të paraqesin dokumentacion financiar që vërteton shpenzimet e mësipërme.
Procesi i aplikimit
- Formulari i aplikimit
- Curriculum Vitae (CV) në format Europass.
- Konfirmimin e regjistrimit për pjesëmarrje në event.
Gjithashtu, në përfundim të eventit, pjesëmarrësit duhet të dërgojnë në adresën e mëposhtme,
- Raportin e Pjesëmarrjes në event.
Dokumentet e aplikimit duhet të dërgohen në adresat e emailit: