1 min lexim
Takimi i parë i projektit kërkimor “Fruthi në Shqipëri: Vlerësimi serologjik i antitrupave kundër fruthit në popullatën shqiptare të vaksinuar me vaksinën antifruth ndër vite”
Në kuadër të financimit të projekteve PKKZH 2026, në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” u prezantua projekti shkencor me titull “Fruthi në Shqipëri: Vlerësimi serologjik i antitrupave kundër fruthit në popullatën shqiptare të vaksinuar me vaksinën antifruth ndër vite”, i financuar nga Ministria e Arsimit dhe AKKSHI.
Gjatë takimit u prezantua qëllimi i projektit, i cili synon vlerësimin e nivelit të antitrupave kundër fruthit te individët e moshës 10–80 vjeç në Shqipëri, si tregues i mbulesës vaksinale ndër vite dhe efikasitetit të saj. Grupi i punës prezantoi gjithashtu objektivat e projektit, aktivitetet e planifikuara dhe hapat për realizimin e tij.
Projekti synon gjithashtu të promovojë strategji komunikimi për rritjen e pranimit të vaksinimit në popullatën shqiptare dhe të kontribuojë në identifikimin e grupeve me mbulim vaksinal nën nivelin optimal.


Dokumente të bashkëngjitura
Fruthi në Shqipëri_3Shkarko JPGDetaje
- Vendndodhja
- Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”