AKKSHI informon për dy mundësi bashkëpunimi në kuadër të thirrjeve të programit Horizon Europe – Cluster 4 (2027). Grupe institucionesh dhe kompanish portugeze po kërkojnë partnerë të mundshëm për krijimin e konsorciumeve ndërkombëtare.

Fushat e bashkëpunimit përfshijnë:

🔹 HORIZON-CL4-2027-02-DIGITAL-EMERGING-52-two-stage

🔹 HORIZON-CL4-2027-01-MAT-PROD-61

Organizatat e përfshira në propozime janë Erising, CCG dhe IST, si dhe PlasOeste si partner industrial për pilotimin.

Të interesuarit mund të kontaktojnë drejtpërdrejt propozuesit, duke dërguar një prezantim të shkurtër të institucionit, ekspertizës përkatëse dhe kontributit që mund të ofrojnë në kuadër të bashkëpunimit.