Bashkimi Evropian ofron 100 milionë euro financim përmes thirrjes “Excellence Hubs”, në kuadër të programit Horizon Europe, me synim forcimin e ekosistemeve rajonale të inovacionit në vendet e përfshira në iniciativën Widening.

Më 28 Tetor 2026, Rrjeti i Pikave Kombëtare të Kontaktit NCP_WIDERA.NET organizon online aktivitetin ndërmjetësues Excellence Hubs Brokerage Event, që synon të lehtësojë gjetjen e partnerëve ndërkombëtarë, shkëmbimin e ideve dhe krijimin e konsorciumeve për aplikime të përbashkëta.

Aktiviteti u drejtohet institucioneve të kërkimit dhe zhvillimit, institucioneve të arsimit të lartë, bizneseve dhe ndërmarrjeve të vogla e të mesme, institucioneve publike, organizatave të shoqërisë civile dhe aktorëve të tjerë të ekosistemit të kërkimit dhe inovacionit.

Pjesëmarrja është falas, por regjistrimi është i detyrueshëm.

Regjistrohuni për aktivitetin: https://www.b2match.com/e/foster-place-based-innovation-culture

Mësoni më shumë rreth thirrjes “Excellence Hubs” dhe ndiqni ditën informuese: https://rea.ec.europa.eu/funding-and-grants/horizon-europe-widening-participation-and-spreading-excellence/excellence-hubs_en

Lista e vendeve të përfshira në iniciativën Widening: https://rea.ec.europa.eu/horizon-europe-widening-who-should-apply_en