1 min lexim
Mundësi bashkëpunimi si partnerë në konsorciume ndërkombëtare, në kuadër të thirrjeve Horizon Europe 2027 për Infrastrukturat Kërkimore (Research Infrastructures – RI)
Qendra Kërkimore për Mobilitetin Gjeografik, Zhvillimin Urban dhe Planifikimin Hapësinor pranë Universitetit të Letonisë kërkon mundësi bashkëpunimi si partnerë në konsorciume ndërkombëtare, në kuadër të thirrjeve Horizon Europe 2027 për Infrastrukturat Kërkimore (Research Infrastructures – RI), të cilat hapen më 9 mars 2027.
Fushat e mundshme të bashkëpunimit përfshijnë:
▪️ Gjeografinë humane, studimet e popullsisë, migracionin dhe mobilitetin;
▪️ Gjeografinë rajonale dhe urbane, planifikimin hapësinor dhe analizën gjeohapësinore;
▪️ Kërkimin ndërdisiplinor mbi dimensionet gjeografike, demografike, mjedisore dhe shoqërore;
▪️ Përfshirjen e përdoruesve, komunikimin dhe përdorimin e të dhënave dhe shërbimeve kërkimore.
Thirrjet përkatëse:
- HORIZON-INFRA-2027-SERV-01-01
- HORIZON-INFRA-2027-SERV-01-02
- HORIZON-INFRA-2027-SERV-01-03
Institucionet dhe ekipet kërkimore shqiptare që po përgatisin propozime në këto fusha dhe janë të interesuara për partneritet, ftohen të konsultojnë dokumentin informues, ku gjenden më shumë të dhëna mbi ekspertizën, ekipin dhe projektet e mëparshme të Qendrës.
Dokumente të bashkëngjitura
OnePager_UNIVERSITY-OF-LATVIA_Geographic mobility-urban and spatial development planningShkarko PDFDetaje
- Vendndodhja
- AKKSHI