1 min lexim
Studim shkencor “From Rules to Reality: Cultural Property Protection in the Western Balkans”
Është botuar në revistën ndërkombëtare Heritage (MDPI) studimi shkencor me titull “From Rules to Reality: Cultural Property Protection in the Western Balkans”, i realizuar nga një ekip kërkuesish shkencorë nga Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut, Kroacia dhe vende të tjera të rajonit, në kuadër të Grupit të Punës 1 (WG1) të projektit evropian COST Action CA24119 – Cultural Property Protection for All (CPP4ALL).
Përmes një rishikimi sistematik të literaturës për periudhën 2000–2025, sipas metodologjisë PRISMA, studimi analizon zbatimin e standardeve ndërkombëtare dhe evropiane për mbrojtjen e pasurisë kulturore në pesë vende të Ballkanit Perëndimor.
Gjetjet evidentojnë sfidat që lidhen me hendekun ndërmjet kuadrit ligjor dhe zbatimit në praktikë, nevojën për inventarë të digjitalizuar të objekteve kulturore, forcimin e koordinimit ndërinstitucional dhe parandalimin e tregtisë së paligjshme ndërkufitare.
Studimi thekson gjithashtu rëndësinë e forcimit të kapaciteteve institucionale, trajnimit të specializuar të strukturave ligjzbatuese dhe bashkëpunimit rajonal për mbrojtjen efektive të trashëgimisë kulturore.
Lexoni artikullin e plotë: https://www.mdpi.com/2571-9408/9/10/419
Dokumente të bashkëngjitura
Studim Shkencor – From Rules to Reality Cultural Property Protection in the Western BalkansShkarko PNGDetaje
- Vendndodhja
- AKKSHI