Ky vendim miraton modelin e financimit të buxhetit për shkencën dhe kërkimin shkencor, me qëllim një sistem të qëndrueshëm, transparent dhe të matshëm. Zbatohet për të gjitha institutet dhe njësitë e veçanta publike kërkimore në varësi të ministrive dhe institucioneve qendrore. Është marrë në zbatim të nenit 8, pika 2, shkronja “b”, të ligjit nr. 109/2024.

Modeli ka tre instrumente: financimin bazë institucional, financimin e orientuar nga performanca dhe financimin për projekte kërkimore konkurruese, ku përfshihet edhe fondi për infrastrukturën kërkimore dhe zhvillimin e kapitalit njerëzor. Fondin për projektet konkurruese e administron dhe e shpërndan AKKSHI.