Ky vendim përcakton kategorizimin në pagë dhe shpërblimin për punën e personelit të instituteve dhe njësive të veçanta publike të kërkimit shkencor, sipas cilësisë dhe rëndësisë së rezultateve kërkimore. Është marrë në zbatim të nenit 23, pika 4, të ligjit nr. 109/2024.

Në fushën e tij hyjnë punonjësit kërkimorë-shkencorë dhe ata ndihmësteknikë e administrativë. Paga bruto mujore e punonjësit kërkimor-shkencor përbëhet nga paga për pozicion ose kategori dhe nga shtesa për vjetërsi prej 1 për qind për çdo vit pune, deri në 25 vjet.