Ky vendim përcakton kriteret dhe procedurat për dhënien e statusit “qendër ekselence” instituteve dhe njësive të veçanta të kërkimit shkencor, për rezultate të spikatura në nivel kombëtar ose ndërkombëtar. Është marrë në zbatim të nenit 22, pika 1, të ligjit nr. 109/2024.
Statusi jepet për pesë vjet me të drejtë rinovimi kur rezultatet janë të spikatura në nivel kombëtar, dhe i përhershëm kur ato janë në nivel ndërkombëtar, në kuadër të projekteve ndërkombëtare jo më të shkurtra se tre vjet. Institucioni duhet të jetë i regjistruar në Regjistrin Kombëtar dhe të plotësojë kritere shkencore e bibliometrike.